Home Lajme Tre të plagosur në Podujevë, nga QKUK-ja flasin për gjendjen e tyre

Tre të plagosur në Podujevë, nga QKUK-ja flasin për gjendjen e tyre

0

Policia tha se dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Podujevë, por në Qendrën Emergjente të QKUK-së janë duke u trajtuar tre të plagosur nga ky rast.

Dy nga ta janë në gjendje më stabile, kurse njëri më në rrezik.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.

“Tre të plagosur janë. Gjendja e tyre është stabile për momentin. I janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik por në gjendje stabile”.

Lidhur me rastin është ndaluar një person.

Exit mobile version