Home Ballina Tre të lënduar me thikë pas një përleshje në Malësi të re

Tre të lënduar me thikë pas një përleshje në Malësi të re

0
Tre të lënduar me thikë pas një përleshje në Malësi të re

Një përleshje ndërmjet disa të rinjve në fshatin Malësi e re në Prizren ka bërë që tre persona të mbesin të lënduar si pasojë e therrjes me thikë. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, teksa ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje.

“Në mesin e të rinjve të përfshirë  në konflikt, tre nga ata  kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Përleshja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit, derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër.

“Pasi që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit, është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit  katër të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48  orë”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version