Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo bënë lëvizje të bujshme gjatë vitit 2021
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo bënë tërmet në botën e futbollit gjatë vitit 2021.
Ata bënë lëvizje të bujshme, për të cilat u fol gjithandej.
Ylli argjentinas i dha fund eksperiencës së jashtëzakonshme në Barcelonë, ku kishte luajtur që nga fëmijëria.
Gjiganti katalunas s’kishte mundësi ta paguante 34 vjeçarin shkaku i rregullave të La Ligas.
Prandaj, me lot në sy, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u përshëndet nga Camp Nou.
Dhe, përfaqësuesi argjentinas me këtë rast ishte lojtar i lirë dhe oferta s’i munguan.
Para Manchester Cityt ai e zgjodhi Paris Saint-Germainin.
Messi nënshkroi kontratë dyvjeçare me gjigantin francez dhe flitet se në Paris paguhet afro 40 milionë euro në vit.
Messi shkëlqeu me parisienët sidomos në Ligën e Kampionëve.
Por, natyrisht se është larg paraqitjeve që jemi mësuar ta shohim në fanellën e Barcelonës.
Gjatë vitit lëvizje bëri edhe Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez kishte vendosur të largohej nga Juventusi dhe ishte pranë transferimit në Manchester City.
Mirëpo, në fund 36 vjeçari përfundoi në ish-klubin e tij, Manchester United.
Përkundër moshës së shtyrë, përfaqësuesi portugez po e udhëheq ekipin nga “Old Trafford”.
Njëjtë si Messi, edhe ai ka shkëlqyer mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo ka shënuar gola të rëndësishëm dhe vendimtarë për “Djajtë e Kuq” deri tash këtë sezon.
Ky pa dyshim mund të konsiderohet si viti i transfereve të shekullit.
Nuk kishte ndodhur më parë që dy prej futbollistët më të mirë të historisë të ndërronin mjedis në vitin e njëjtë. /Express/