Home Sport Trajneri i Portugalisë flet për të ardhmen e tij

Trajneri i Portugalisë flet për të ardhmen e tij

0
Trajneri i Portugalisë flet për të ardhmen e tij

Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar sot nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, pasi që u mposht nga Maroku në çerekfinale.

Portugalia u mposht 1:0 nga Maroku në stadiumin “Al Thumama”, kështu duke i dhënë fund ëndrrës për triumf në këtë Botëror.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos u kritikua shumë që la në stol yjet si Cristiano Ronaldon dhe Joao Cancelon.

Tani, pas ndeshjes ka reaguar Santos, duke zbuluar detaje për të ardhmen e tij si trajner i Portugalisë.

“Sonte unë do të fluturojë drejt Lisbonës dhe ne do të diskutojmë me presidentin për të ardhmen time, si gjithmonë”, tha ai.

Pritjet janë që Fernando Santos do të shkarkohet gjatë ditëve në vazhdim.

Exit mobile version