Home Sport Trailleri i fundit i “All or nothing” për Arsenalin – shfaqet reagimi i Xhakës në zhveshtore pas kartonit të kuq ndaj Liverpoolit

Trailleri i fundit i “All or nothing” për Arsenalin – shfaqet reagimi i Xhakës në zhveshtore pas kartonit të kuq ndaj Liverpoolit

0
Trailleri i fundit i “All or nothing” për Arsenalin – shfaqet reagimi i Xhakës në zhveshtore pas kartonit të kuq ndaj Liverpoolit

Këtë vit seria e dokumentareve “All or nothing” e ka zgjedhur Arsenalin si skuadër protagoniste.

Tash, së fundi ka dalë edhe trailleri i fundit i këtij dokumentari, para se i njëjti të jetë i gatshëm për të gjithë audiencën si i plotë.

Në njërën prej sekuencave shihet edhe Granit Xhaka teksa, në zhveshtore, e vuan kartonin e kuq të marrë ndaj Liverpoolit.

Lojtari e godet me grushte murin në shenjë mospranimi të gjestit të bërë në fushë.

Pos saj janë shfaqur edhe disa sekuenca të tjera të cilat, me gjasë, do të elaborohen edhe më shumë në dokumentarin e plotë.

Më poshtë gjeni traillerin.

Exit mobile version