Home Lajme Botë Tragjedia në Tanzani, të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të avionit në liqen

Tragjedia në Tanzani, të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të avionit në liqen

0
Tragjedia në Tanzani, të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të avionit në liqen

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Sipas autoriteteve, 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital.

Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur.

Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.

Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq.

Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria, njëherësh liqenit më të madh të Afrikës.

Precision Air është kompania më e madhe private për fluturime në Tanzani.

Ajo është themeluar më 1993 dhe kryen fluturime të brendshme dhe rajonale./abcnews.al

Exit mobile version