Home Lajme Botë Tragjedi për ekonominë ruse pasi Putin nisi luftën, shënohet rënia më e madhe në histori

Tragjedi për ekonominë ruse pasi Putin nisi luftën, shënohet rënia më e madhe në histori

0
Tragjedi për ekonominë ruse pasi Putin nisi luftën, shënohet rënia më e madhe në histori

Sulmi dhe lufta ndaj Ukrainës i ka shkaktuar Rusisë rënien më të madhe të aksioneve në histori. Në Londër, aksionet ruse kanë rënë deri në 70 %, derisa një prej tregtarëve më të mëdhenj rus ka paralajmëruar se “rusët duhet të përgatiten për t’u kthyer vite mbrapa”, shkruan Die Presse.

Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, përveç një vale shokuese që ka shkaktuar në tregjet e botës, ka shkaktuar edhe një katastrofë për vetë Rusinë, në tregun valutor.

Rubla ruse ka rënë gati 10 % vetëm në mëngjes, duke arritur kështu nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit dhe euros.

Kjo ka bërë që banka qendrore ruse të reagojë dhe të njoftojë se do të fillojë mbështetjen e tregut, gjë që s’kishte ndodhur qysh nga viti 2014.

Exit mobile version