Home Sport Tottenham mposht me rezultat të thellë Leicester, shkëlqen Son me tri gola

Tottenham mposht me rezultat të thellë Leicester, shkëlqen Son me tri gola

0
Tottenham mposht me rezultat të thellë Leicester, shkëlqen Son me tri gola

Tottenham Hotspur ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndeshjen ndaj Leicester City.

Tottenham ka arritur të fitojë 6:2 ndeshjen e xhiros së shtatë në Premier Ligë, ndaj Leicester.

Protagonist në këtë takim ishte, Son Heung Min, i cili shënoi tri gola spektakolar.

Ishin mysafirët që fillimisht kaluan në epërsi, pas golit nga Tielemans, në minutën e 6` nga pika e bardhë.

Por, Tottenham reaguan shpejtë, duke barazuar pas dy minutash me Harry Kane.

Golin e epërsisë për ‘Spurs’ e realizoi Dier, në minutën e 22` të takimit.

Po rridhte minuta e 41` kur Maddison barazoi shifrat në 2:2.

Në 45 minutat e dytë më të mirë ishin vendasit, pasi gjetën golin edhe katër herë.

Ishte Bentancur që realizoi në minutën e 47` të ndeshjes.

Kurse për rezultatin 4:2 u përkujdes Son, i cili shënoi një supergol nga jashtë zona në minutën e 73`.

Por, Son nuk u ndal me aq, pasi shënoi edhe dy herë të tjera, në minutën e 84 realizoi një gol spektakolar, në të 86` kompletoi hattrickun e tij.

Kështu, Tottenham fiton tri pikë të reja, dhe shkon në kuotën e 17 pikëve, në vendin e dytë, kurse Leicester mbetet në pozitën e fundit, me vetëm një pikë.

Exit mobile version