Tom Brady po kalon periudhën më të vështirë në jetën e tij private teksa po përjeton një krizë martësore me Gisele Bündchen.
Fituesi shtatë herë i Super Boël ka pranuar se i duhet terapi për të përballuar problemet e tij personale.
Sipas asaj qe raportojnë mediat roze Page Six dhe TMZ, Brady dhe modelja kanë punësuar avokatë për të filluar procedurat e divorcit, megjithatë asnjëri nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.
Shumica e mediave rozë e konsiderojnë karrierën e Tom Brady si arsyen kryesore të ndarjes së tyre, pasi ai kishte premtuar se do të hiqte dorë nga sporti dhe do t’i përkushtohej familjes, gjë që nuk ndodhi.
Por sipas RadarOnline, arsyeja e ndarjes ka qënë më e madhe se kjo , siç ishte mungesa e dashurisë mes ciftit .
“Kjo martesë është bërë e ftohtë si akulli, ” tha një burim i afërt me Brady, duke shtuar: “Gizelle është një supermodele nga Brazili me dëshira seksuale dhe u ka thënë miqve të saj se ajo ka nevojë më shumë nga burri i saj”.
Megjithatë, shkruajnë mediat e huaja 45-vjeçari duket se ka zgjedhur të kursejë energjitë për në fushë .