Home Ballina Themelimi i Zyrës për Luginë, Selmanaj: Kurti po promovon ide e vendime të Hotit

Themelimi i Zyrës për Luginë, Selmanaj: Kurti po promovon ide e vendime të Hotit

0

Ish zv-kryeministri në qeverinë Hoti, Driton Selmanaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka paralajmëruar themelimin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Selmanaj ka shkruar në Facebook, më 28 shtator të vitit 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në luginë ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.

Postimi i plotë:

Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta.

Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë.

Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.

Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=618713789817564&id=100050368455036

Exit mobile version