Home Sport The Athletic: Aubameyang mbetet me nofull të thyer pas përleshjes me hajdutët që plaçkitën në shtëpinë e tij

The Athletic: Aubameyang mbetet me nofull të thyer pas përleshjes me hajdutët që plaçkitën në shtëpinë e tij

0
The Athletic: Aubameyang mbetet me nofull të thyer pas përleshjes me hajdutët që plaçkitën në shtëpinë e tij

Pierre-Emerick Aubameyang ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje që pati me disa hajdutë që hynë në shtëpinë e tij për të plaçkitur.

E gjitha kjo ndodhi dy ditë më parë, teksa gabonezi ishte në shtëpi me gruan dhe fëmijët.

Siç raporton The Athletic, në tentim që ta mbrojë familjen e tij, gabonezi u godit me një shufër metalike  në pjesën e nofullës.

Si shkas i këtij lëndimi, lojtari pritet të mungojë hiç më pak se një muaj.

Gjithsesi, gjendja e lojtarit nuk pritet t’i kushtëzojë negociatat në mes të Barcelonës dhe Chelseas për të.

Ndonëse ende nuk është arritur marrëveshje, kjo gjë mund të ndodhë së shpejti, me lojtarin që do të luajë për herë të dytë në Premier League.

Exit mobile version