Home Ballina Thaçi për deklaratat e Escobar për Asociacionin: Fundoset ëndrra e Serbisë për “Zajednicë”

Thaçi për deklaratat e Escobar për Asociacionin: Fundoset ëndrra e Serbisë për “Zajednicë”

0

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Ndaj kësaj deklarate mes shumë tjerëve ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike Jusuf Thaçi, i cili ka deklaruar se përmes kësaj deklarate të Escobarit, amerikanët e kanë varrosur ëndrrën e Serbisë për krijimin e asaj që ai e quan, Zajednicë, e cila do ta shkelte rendin kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.

Postimi i plotë:

Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!

“Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë.

Welcome back (for real) to Balkans USA! Game Over for EU games in the Balkans.

Exit mobile version