Home Sport Tetë vjet më parë droni me flamur shqiptar ateroi mbi Beograd

Tetë vjet më parë droni me flamur shqiptar ateroi mbi Beograd

0
Tetë vjet më parë droni me flamur shqiptar ateroi mbi Beograd

Sot, tetë vjet më parë, teksa Shqipëria po luante në një terren tejet armiqësor ndaj Serbisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, u lëshua droni historik midis Beogradit.

Fillimi i ndeshjes shoqërohej me kore nacionaliste e shoveniste nga tifozët serbë, që dukej se vlonin nga urrejtja për “kuqezinjtë”.

“Vrisni shqiptarët” u ngeli në fyt, teksa poshtë fushës po zbriste në flamur i bukur, me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin anash.

Vreri vijoi edhe më tutje, përderisa mjetet e forta gjuheshin në drejtim të lojtarëve shqiptarë të cilët, si kurrë më parë, ishin krejtësisht të pambrojtur.

Ironikisht, edhe sigurimi që ishte angazhuar për ta mbajtur rendin u dehën nga frazat e sëmura dhe filluan t’i godisnin futbollistët shqiptarë.

Ishte Bekim Balaj ai që, teksa po e mbante flamurin e lëshuar, pësoi nga një çartje e pashpjegueshme e sigurimit bashkë me tifozët që godisnin bashkë mbi sulmuesin.

Si përfundim, flamurin s’e morën dot, por në të njëjtën kohë as tri pikët.

Në fakt ata, historikisht, morën shumë pika. Të gjitha nga to të zeza.

Exit mobile version