Protesta e sotme para selisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me dhunë e tensione! Madje, ka ndërhyrë Policia e Shtetit, vetëm pasi është kërkuar ndihmë nga ana e deputetëve dhe Lulzim Bashës brenda godinës.Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se policia u ka bërë thirrje organizatorëve që të qetësojnë protestën. Nga ana e policisë është përdorur ujë dhe gaz lotësiellës me shumicë, çka ka bërë që mbështetësit e Berishës të shpërndahen në një kohë të shpejtë.
Gjithashtu, ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme.
Sakaq, pasi policia mori nën kontroll situatën në godinen e PD-së, me kerkese te Partise Demokratike, Sali Berisha ka dale nga selia me masken kundragaz .
Ish-kryeministri në një deklaratë për mediat e ka quajtur ndërhyerjen e policisë “akt kriminal shteteror”.