Home Sport Ten Hag pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Arsenalit, ky është vendimi për Ronaldon

Ten Hag pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Arsenalit, ky është vendimi për Ronaldon

0
Ten Hag pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Arsenalit, ky është vendimi për Ronaldon

Manchester United e pret sot në “Old Trafford” liderin e Premierligës, Arsenalin.

Dy ekipet që janë në formë momentalisht do t’i masin forcat sot nga ora 17:30.

Aktualisht “Djajtë e Kuq” kanë tri fitore radhazi dhe gjenden në vendin e tetë me nëntë pikë, kurse “Topçinjtë” kanë pesë fitore nga pesë ndeshje dhe i prijnë tabelës me 15 pikë gjithsej.

Sipas “Mirror”, trajneri i Manchester United, Eric ten Hag pritet të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshjet e fundit.

Sipas raporteve, Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të startojë, e bashkë me të edhe Casemiro që pritet ta zëvendësojë Scott McTominay.

Në anën tjetër, edhe transferi i ri 95 milionësh, Antony raportohet se mund të startojë sot, pasi tashmë ai i ka zhvilluar dy stërvitje me ekipin anglez.

Exit mobile version