![Telekomi i Kosovës përzgjedh vetëm “femrat e reja” për të punuar në Aeroport (Video) Telekomi i Kosovës përzgjedh vetëm “femrat e reja” për të punuar në Aeroport (Video)](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/blinere-koci.jpg)
Kjo pasi nëse bazohemi në disa komunikime të brendshme të këtij institucioni, kriteri kryesor për të punuar në këtë pikë, është të jesh grua e re apo thënë në gjuhën e telekomit “të jesh e gjinisë femërorë dhe e re.”
Pavarësisht që këto kritere janë të shkruara në disa emaile që mbajnë datën 30 mars 2018, sipas Blineres, ende janë aktive.
Dhe kjo e bën atë të ndihet keq, pasi siç shprehet ajo, u punësua si njëri e jo si objekt.
Blinera është e bija e ish-deputetit të PDK-së Gani Koci dhe kjo, sipas saj, mund ta ketë bërë target të padrejtësive, që për bazë kanë inatet politike.
E pavarësisht faktit që Telekomi është ndërmarrje publike, punëtorët e tij tash e 6 vjet nuk kanë sigurim shëndetësor. Koci thotë se probleme kanë edhe më të mëdha, duke nisur nga mungesa e letrave të printerit e shumë çështje të tjera.
E të gjitha këto, sipas Blinerës, erdhën nga ndikimet politike dhe persona specifikë brenda institucionit. /Klankosova.tv/