Home Lajme Botë Të paktën 10 të vdekur pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Të paktën 10 të vdekur pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

0
Të paktën 10 të vdekur pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Të paktën 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Në grupin e të vrarëve është edhe një komandant i lartë i një grupi militantësh palestinez.

Zyrtarët lokal të shëndetësisë thanë se një vajzë e re ishte mes të vdekurve dhe dhjetëra persona të tjerë ishin plagosur, shkruan BBC.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid tha se operacioni erdhi siç u shpreh ai nga lëvizja “Xhihadi Islamik”, pas arrestimit të një prej anëtarëve të tij në fillim të kësaj jave.

Ndërkaq, ministrja e Brendshme e Izraelit, Ayelet Shaked ka thënë se ky mund të jetë një raund i gjatë dhe i vështirë i konfliktit.

Exit mobile version