Të hënën, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për një sërë pikash.
Përmes një komunikate për media njoftohet se ndër pikat në rëndin e ditës janë edhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancën plenare të radhës.
Po ashtu në rëndin e ditës është edhe zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Komunikata e plotë:
Për: Media, Lënda: Njoftim, Data: 01 gusht 2022, E hënë, Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Vendi: Salla C 30, Koha: 11:00
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin Shëndetësor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256, (Në pritje të Raportit nga Komisioni funksional)
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-107 për Aktet Juridike,
- Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.