Bora Zemani, prezantuesja që bëri famë falë programit televiziv “Përputhen”, shumë shpesh e ka rrëmbyer qendrën e vëmendjes.
Në fakt, nuk është vendosur në krye të lajmeve rozë për aftësinë në prezantim, por për jetën private.
Fillimisht u përfol se u nda nga bashkëshorti i saj, teksa djalin e kishin ende të vogël dhe më pas për lidhjen e saj me humoristin disa vjet më të ri se ajo, Donald Veshaj.
Së fundi statusi i Bores është i pa definuar, njerëzit po flasin, e ajo po na tregon se si ha shpageta.