Home Rozë Të etur për lluks, si po pëfitojnë falë futbollistëve gratë e tyre

Të etur për lluks, si po pëfitojnë falë futbollistëve gratë e tyre

0
Të etur për lluks, si po pëfitojnë falë futbollistëve gratë e tyre

Fati natyrisht ka të bëjë shumë për sa i përket karrierës personale.

Të tilla janë edhe modelet, ose që u shëndërruan në të tilla pasi u lidhën me futbollistë të njohur.

Po e nisim me Georgina Rodrigues, të dashurën e Cristiano Ronaldos. Modelja  me orgjinë argjentinase, është  e “zhytur” në luks, teksa pozon nga Bugatti 2.2 milionë dollarësh i Ronaldos, shkruan abcnews.al.

Ajo vishet me plot stil, teksa ndërsa mbi të mbante një xhaketë të firmës Prada.

Me paraqitje të ndryshme, Georgina po merr vëmendje të madhe, ashtu sikurse vëri edhe në Paris Fashion Week.

Georgina Rodriguez numëron 40 milion follow në Instagram, dhe ku më së shumti e përdor për marketing.

Nuk qëndron pas as gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo.

Me famën dhe pasurinë që ka ylli i PSG-së Antonelës nuk i dridhet dora kur vjen puna te luksi.

Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e saj  Mateo, Thiago dhe Ciro kaluan pushimet në Karaibe.

Ky resort ka 40 dhoma, 13 vila dhe 21 banesa private. Mediat e huaja kanë raportuar se Messi paguan për një natë në këtë vend ekskluziv mbi 15 mijë euro, normalisht falë burrit.

Leo Messi është sportisti më i paguar në planet! Për çfarë i shpenzon paratë?

Ai ka fituar mbi një miliard në karrierën e tij.

Sipas Forbes, Messi ka fituar 75 milionë dollarë në PSG vitin e fundit, më shumë se çdo atlet tjetër në planet për sa i përket fitimeve sportive.

Vetëm paga e tij në Paris është 35 milionë dollarë në vit, që do të thotë se ai fiton 738,000 dollarë në javë, ose 105,000 dollarë në ditë, ose 8,790 dollarë në orë.

Argjentinasi mori gjithashtu një rritje prej 25 milionë dollarësh kur nënshkroi me skuadrën franceze verën e kaluar, sipas Evening Standard.

Messi fitoi 55 milionë dollarë jashtë fushës vitin e kaluar. Vetëm ikona e tenisit Roger Federer dhe superylli i NBA-së LeBron James mund ta kalojnë atë.

Përveç partneritetit me platformën e kriptomonedhës Socios, e cila i sjell argjentinasit 20 milionë dollarë në vit, kontratat me Adidas, Budweiser dhe PepsiCo japin një kontribut të rëndësishëm në pasurinë e Lionel, shkruan abcnews.al.

Qershorin e kaluar, Messi u bë gjithashtu ambasadori i parë i markës sportive për Hard Rock International.

Pasuria e Messit vlerësohet në 600 milionë dollarë.

Sipas Forbes, Messi ka fituar 1.15 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij, brenda dhe jashtë fushës.

Vetëm tre atletë aktualë LeBron James, Cristiano Ronaldo dhe Tiger Woods kanë fituar më shumë.

Messi pëlqen të shpenzojë paratë e tij në makina luksoze.

Ndërkohë, si Georgina edhe Antonela numëron reth 20 milion follow në Instagram.

Nuk ngelet pas as Wanda Nara. Modelja e cila dje i tha fund lidhjes me Icardin shquhet për jetën e lluksit.

Sipas mediave britanike, kjo e fundit u vendosi disa kushte drejtuesve të Galatasaray, para se të pranonte firmën mbi kontratë dhe transferimin e Icardit në Stamboll.

Një rezidencë në një zonë të qetë të Stambollit, e ruajtur nga roja sigurie ishte një prej tyre, si dhe një kuzhinier personal, që do të kujdeset për regjimin dietik të sulmuesit dhe familjes së tij.

Gjithashtu u kërkua një taksi në dispozicion 24 orë në 24, ashtu si dhe shkolla për fëmijët e çiftit, si dhe një dhomë në dispozicion, në një nga hotelet më të mira të Stambollit.

Pas plotësimit të këtyre kushteve, Wanda miratoi kalimin e Icardit te Galatasaray, me klubin turk që do të paguajë vetëm një pjesë të vogël të pagës së tij, pasi rreth 6 milionë do të vijojë t’i marrë nga PSG-ja.

Dhe kështu Wanda shijoi Stambollin duke pozuar nga plazhi.

Nuk ngelet pas as çifti Boateng-Melissa Satta

Ata ishin një nga çiftet më të përfolur në media për një dekadë, por u ndanë vetëm para dy vitesh.

Fama e Melisës filloi të zgjerohej, sa her që ish-burri i saj ndërronte ekipet.

Ajo aktualisht vijon të merret me modeling, dhe numëron reth 5 milion follow në Instagram.

Gjithashtu mardhania e saj me futbillistin bëri bujë kur ajo deklaroi: “Bënim seks dhjetë herë në ditë”, kishte deklaruar Melissas Sata në një media kohë më parë për raportet me futbollistin e njohur nga Gana, Kevin Prince-Boateng.

Jolante Kabau-Snajder

Yolanthe Cabau nuk njihej nga publiku, teksa 4 vite më parë njoftoi publikisht ndarjen nga futbollisti i famshëm hollandez.

Çifti ishte njohur që prej 2009-ës dhe kishin një fëmijë.

Sot Cabau ka nisur një jetë të re, edhe pse u nda nga futbollisti ajo vijon të bëjë para teksa merret me modeling. /abcnews.al/

Exit mobile version