Taylor Swift është shpallur si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në Spotify për vitin 2022.
Ka pak muaj që ka publikuar albumin “Midnights”, por ky e ka bërë që të arrijë mbi 805 milionë dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar.
Publikimi i këtij albumi u shoqërua me një fushatë globale që pa tabelat e Spotify të shfaqeshin në mbarë botën, ndërkohë që kanë marrë vëmendje tekstet ngacmuese në të cilat ka përfshirë shumëçka.
Taylorit i bashkohen edhe artistë të tjerë më të dëgjuar si: Drake, Ed Sheeran, Harry, Dave, Eminem, Arctic Monkeys dhe D-Block Europe, të cilët u zbuluan si pjesë e njoftimit të Spotify’s Wrapped.
Muajin e kaluar, Taylor u bë artistja e parë në historinë e muzikës që fitoi të gjithë Top 10 të listës së këngëve të “Billboard Hot 100”.