Studiuesi i filozofisë, Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, njëherish kryeministër i Kosovës, Albin Kurtin.
Në një postim në Facebook, Tasholli ka e ka quajtur ironikisht “albano-detektor” Lëvizjen Vetëvendosje duke iu referuar ofendimit që i bën kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
Më tutje, ai vazhdon kritikën ndaj Kurtit pas deklarimit të tij se shkollat në Kosovë po prodhojnë 3/4 analfabetë funksional, duke thënë se ka të drejtë kur e krahason me numrin e përkrahjes që e ka.
“Numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin e Prishtinës (dmth pa i llogaritur ato private) vitin 2021/22 ka qenë 31.667. Kalkulone në 20 vjet mas lufte sa dalin saktë dhe kthene në përqindje të votuesve të tij.”, shkruan Tasholli.
Ai në fund ka përmendur gjithashtu edhe mërgimtarët për të cilët thotë se Kurti i ofendoi, dhe këtu duket se e ka fjalën për deklarimin e kryeministrit ku thotë se shkollat në Kosovë po prodhojnë raste të asistencës sociale ose punëtorë krahu në Gjermani.
Ky është postimi i Tashollit:
Shih ti, u ba halli i VV “albano-detektor” – me na kallxu neve a është Rrahman Jasharaj shqiptar a jo.
Për besë, edhe ata që e kanë votu e menojnë kshtu, tu e sulmu Jasharajn, bajagi magarë duhet me kanë.
Nese Kurti mendon se shkollat ne Kosovë prodhojnë 3/4 analfabetë funksional: ka të drejtë. Këtë e di ai më së miri për nga numri i përkrahjes që ka.
Numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin e Prishtinës (dmth pa i llogaritur ato private) vitin 2021/22 ka qenë 31.667. Kalkulone në 20 vjet mas lufte sa dalin saktë dhe kthene në përqindje të votuesve të tij.
Pllus, shtini mërgimtarët (që i ofendoi) në këtë kalkulim dhe ju dalin shifrat.