Jules Kounde është lojtari më i ri i Barcelonës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.
Shuma që thuhet se Barca ka paguar Sevillas për qendërmbrojtësin është 50 milionë euro plus bonuset.
Francezi ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me gjigantin katalanas.
Në garë për të ishin edhe disa ekipe, por lojtari zgjodhi vetëm Barcelonën.