Home Ballina Takohen liderët institucionalë të shtetit, flasin edhe për dialogun me Serbinë

Takohen liderët institucionalë të shtetit, flasin edhe për dialogun me Serbinë

0
Takohen liderët institucionalë të shtetit, flasin edhe për dialogun me Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz kanë mbajtur një takim për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit si mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike dhe dialogun me Serbinë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur të hënën takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.

‘’Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë’’, thuhet në postimin e presidencës.

Exit mobile version