Home Lajme Takimi Kurti-Lajçak, diskutohet edhe për pagesën e energjisë elektrike në veri

Takimi Kurti-Lajçak, diskutohet edhe për pagesën e energjisë elektrike në veri

0
Takimi Kurti-Lajçak, diskutohet edhe për pagesën e energjisë elektrike në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim është biseduar për ecurinë e mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke. Gjatë takimit u potencua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, si dukshëm më i mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon. U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në takim, Kurti me Lajçak kanë diskutuar edhe për çështjet aktuale, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që përfundimisht shpie në pagesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës. 

Exit mobile version