Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri me dije se bisedimet përmes telefonit me presidentin kinez Xi Jinping të premten “shkuan mirë”.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë”, raporton CNN.
“Presidenti nënvizoi mbështetjen e tij për zgjidhje diplomatike të krizës”, tha Shtëpia e Bardhë.
E njëjta shtoi përmes një komunikate se të dy udhëheqësit “ranë dakord gjithashtu për rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit”.