Home Ballina Tahiri: Vendimin për rritje të çmimit të energjisë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

Tahiri: Vendimin për rritje të çmimit të energjisë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

0

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë.

Sipas Tahirit, vet mosprezenca e deputetëve të VV-së dhe kryeministrit, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar.

“Me këtë vendim po dëmtohen ekonomitë familjare, kjo rritje e rrezikon shtresën e mesme. Kjo rritje është diskriminuese. Vet mosprezenca e kryeministrit dhe deputetëve të VV-së kur diskutojmë për këtë rritje, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar”, u shpreh Tahiri.

https://fb.watch/b3m75NHEjR/
Exit mobile version