Home Ballina Tahiri kërkon sërish falje: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, s’përfaqëson karakterin tim

Tahiri kërkon sërish falje: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, s’përfaqëson karakterin tim

0
Tahiri kërkon sërish falje: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, s’përfaqëson karakterin tim

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje për sharjen në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se nuk i është drejtuar asnjë deputeti dhe ky reagim nuk përfaqëson qëndrimi e tij politik e as karakterin personal si qytetar

Postimi i plotë:

Të dashur miq e të nderuar qytetarë

Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=716620096452717&id=108973780550688

Exit mobile version