Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që mësimi të fillojë të hënën.
“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë” – shkroi Tahiri.
Tutje, Tahiri tha se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.
Dhe se, mosvullneti për të ofruar zgjidhje, sipas Tahirit nuk është asgjë tjetër veç se pazotësi e arrogancë.
Postimi i plotë:
Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.
Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.
Shiheni se si ka qenë qasja jonë.
Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158562176981611&id=731671610