Home Lajme Tahiri: Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të KEK

Tahiri: Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të KEK

0


Në seancën e sotme në Kuvend është duke u diskutuar për krizën enegjetike në vend, përkatësisht propozimin e ZRRE-së për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se KEK-u ka prodhuar më shumë në kohën e udhëhequr nga ata si parti.

“Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse edhe ata e kanë sjellë një gjendje të tillë, sepse po të ishte prodhimi në 920 megavatë sa ka qenë në vitin 2017, 2018 2019, importi do të ishte më i vogël”, tha Tahiri.

Exit mobile version