Home Lajme Syla për Vitinë: VV nuk kanë njerëz dhe i riciklojnë të vjetrit, nuk ju vjen më askush cilësor në parti

Syla për Vitinë: VV nuk kanë njerëz dhe i riciklojnë të vjetrit, nuk ju vjen më askush cilësor në parti

0
Syla për Vitinë: VV nuk kanë njerëz dhe i riciklojnë të vjetrit, nuk ju vjen më askush cilësor në parti

Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj riemërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende pa i bërë dy vite në Qeveri, ka filluar me riciklimin e ministrave, duke aluduar në vendimin e fundit të kryeministrin Albin Kurti për ta kthyer Arben Vitinë në pozitën e mëparshme.

Syla ka thënë se ky veprim i Kurtit tregon dy të vërteta për Vetëvendosjen.

“Kjo i kallxon dy të vërteta për VV; 1. Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit. 2. Nuk ju vjen më askush cilësor në parti”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje ende pa i bo 2 vjet mirë, filloj me riciklim të ministrave, sikur rasti me emërimin e Vitisë në Shëndetësi.
Kjo i kallxon dy të vërteta për VV;

Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit.

Nuk ju vjen më askush cilësor në parti.

Kaq

Exit mobile version