Home Lajme Syla për këshilltarin e Kurtit: Nëse kryeministri nuk ndërmerr masa, nuk garantoj për veprimet e mia

Syla për këshilltarin e Kurtit: Nëse kryeministri nuk ndërmerr masa, nuk garantoj për veprimet e mia

0

Ish-kryesindikalisti i Shëndetësisë, Blerim Syla ka kërkuar veprim nga kryeministri Albin Kurti, ndaj këshilltarit të tij, Elvis Hoxha, përndryshe ai nuk do të garantojë për veprimet e tij.

Këtë paralajmërim Syla e bëri pas ofendimit të këshilltarit të Kurtit ndaj kryesindikalistit të arsimit, Rrahman Jasharajt, si dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët i quajti me term pezhorativ ‘kosovaristë’.

“Prej keti momenti nese KM Kurti nuk ndermerr masa ndaj ketij krimineli i cili paguhet nga taksat tona une nuk garantoj ne veprimet e mia e shteti le te veproj. Nese ju nuk distancoheni nga kta maniako-depresiva ta dini se Kosova ka ende Burra. PROF RRAHMAN JEMI BASHK”, shkroi Syla në Facebook.

Tutje ai kërkoi edhe nga parlamenti i Shqipërisë, që ta hetoj Elvis Hoxhen, e Hysamedin Ferrajn, të cilët i quajti edhe kriminelë.

“Kjo po i kalon kufinjet e durimit. E kam mik Rrahman Jasharin por mbi te gjitha i repektoj mesimdhenesit.E kush jan ata vleresoni vet….jeni edhe Ju. Beje thirrje publike PARLAMENTIT TE SHQIPERISE pasi ka dosje JU Pergjerohem hulumtoni kriminelat Elvis Hoxha,Hysamedin Ferraj e tjr po i kursej nje her per nje here,edin ata kan qen ne zyren time me e kall Kosoven. Sa per disa ne Kosove kjo eshte lufta hibrid e ruso-serbe kur sulmohet nje Kryesindikalist i devotshem,patriot e jo profiter”, shkroi Syla.

Exit mobile version