Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kritikuar me të madhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, kjo pasi që në këtë forum nuk u është dhënë hapësirë grave të Kosovës që luftuan në UÇK për çlirimin e vendit.
Një ndër këto kritika është bërë edhe nga gazetari Valon Syla, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se, në këtë organizimin ka munguar gra nga diplomacia, energjetike, politik, shoqëria civile e UÇK-ja.
Tutje në postimin e tij, Syla ka ironizuar me Osmanin, duke e pyetur këtë të fundit: “At kusherinkën Rektore a e thirre?”.
Postimi i plotë:
Kur u bo Vjosa Osmani me i mbledh gratë e Kosovës, aty prite se ka me kërsitë edhe budallaku edhe inati, se këto rrjedhin nga paaftësia, padituria dhe mospërmbushja personale e profesionale.
Gra qe kane punu me Albrightin, me institucione ndërkombëtare, në diplomaci, në politikë në shoqëri civile.
Mos ti përmendi të gjitha me emër, por disa që nuk do të duhej ti anashkalonte, se kjo garant këtë e bënë qëllimisht.
Dobruna, Saraqini, Belegu, Rogova, Vuniçi krejt keto qe kane punuar për shumë çështje të grave e kombëtare dhe kane shku disa here ne Washington DC te Albright, kur Vjosa se ka njoftë as Prindonin e Haxhi Avdylin as Gërvallkën, me të cilët po mundohet me fascinu diplomacinë botërore. Po keshin me juve krejt, a nuk po e shihni?
Aty mungojnë edhe gra nga Diplomacia, Energjetika, Politika e Shoqëria Civile, e UÇK’ja.
Ishalla s’ju ke çit pallaçinka me nutellë, qysh ti maron Prindoni për desert, se horë na bon.
Qysh edhe je tu na bo horrë.
At kusherinkën Rektore a e thirre? Idiota.