Home Ballina Sveçlës me kabinetin e tij rreth 40 mijë euro i kushtuan udhëtimet, drekat e darkat gjatë vitit 2021

Sveçlës me kabinetin e tij rreth 40 mijë euro i kushtuan udhëtimet, drekat e darkat gjatë vitit 2021

0

Rreth 40 mijë euro është shuma që kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shpenzoi gjatë vitit 2021 për dreka e darka zyrtare, udhëtime e reprezentacion.

Mbi 19 mijë euro i kanë kushtuar taksapaguesve të Kosovës udhëtimet jashtë vendit gjatë vitit 2021 të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë vlerë përfshihen mbi 5 mijë euro të shpenzuara për bileta të aeroplanit dhe mbi 13 mijë euro për shpenzime të udhëtimit, akomodimit e mëditjet.

Këto të dhëna i janë dërguar si përgjigje në interesimin e RTV Dukagjinit për shpenzimet e ministrit Xhelal Sveçla dhe kabinetit të tij nga 23 mars 2021, kur Qeveria Kurti ka marrë detyrën e deri më 31 dhjetor 2021.

Ministri Sveçla dhe shefja e kabinetit të tij, Jeta Tela-Shema ka shpenzuar më së shumti për udhëtime jashtë Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se për cilat shtete ministri Sveçla ka blerë bileta udhëtimi.

Gjatë kësaj kohe sipas MPB-së, Sveçla ka udhëtuar vetëm për në Kroaci dhe në Austri.

Udhëtimet më të shpeshta duket se kanë qenë për në Vjenë, pasi vetëm në qershor të vitit 2021, janë blerë tri bileta për atje, në vlerë prej 933 euro, raporton RTV Dukagjini.

Exit mobile version