Home Lajme Sveçla thotë se kishte shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës dhe disa grupeve kriminale

Sveçla thotë se kishte shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës dhe disa grupeve kriminale

0
Sveçla thotë se kishte shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës dhe disa grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri, duke i bërë thirrje organizatorëve që të largojnë menjëherë barrikadat.

“Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave”, ka thënë Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë“, shtoi ai.

Sveçla tha se arsyeja e vënies së barrikadave është tentimi për të mos lejuar që ish-zyrtari i arrestuar, Dejan Pantiq, të dërgohet në jug të Mitrovicës, për procedura të mëtutjeshme.

Tutje ministri tha se deklarimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Policia e Kosovës po terrorizon qytetarët serbë, është plotësisht e pavërtetë.

“Vuçiq, i dëshpëruar nga arrestimi i Pantiqit, dhe në mungesë të çdo argumenti, u rikthye në detyrën e tij të viteteve të 90-ta, si propagandues”, deklaroi Sveçla.

Poashtu Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është përballur me një sërë sulmesh në veri.

Sveçla në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të grupeve kriminale në afërsi të digës së Ujmanit, porse situata është qetësuar.

Exit mobile version