Home Ballina Sveçla shkon në veri: Policia po siguron ambient të qetë për të gjithë qytetarët

Sveçla shkon në veri: Policia po siguron ambient të qetë për të gjithë qytetarët

0
Sveçla shkon në veri: Policia po siguron ambient të qetë për të gjithë qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar sot në veri, ku ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Sveçla u shpreh se Policia e Kosovës janë duke krijuar ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri shtoi se Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe si e tillë ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=534815021988112&id=100063788556625
Exit mobile version