Home Lajme Sveçla për të shtënat në veri bën fajtor Vuçiqin

Sveçla për të shtënat në veri bën fajtor Vuçiqin

0
Sveçla për të shtënat në veri bën fajtor Vuçiqin
Ministri i Punëve të Brendshmd i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas të shtënave që u raportuan të kenë ndodhur të dielen në orët e mbrëmjes në Zubin Potok.
Sveçla tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij.

Ai ka shtuar se Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale në Kosovë.

“Lojërat e Vuçiqit vazhdojnë. Fillimisht thanë se në Zubin Potok ka pasur përleshje të iniciuara nga Policia e Kosovës. Kur e kuptuan se sulmuan KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, tha ministri në Twitter.

Ai kërkoi sërish heqjen e barrikadave dhe kërkoi nga Serbia që “të ndalojë organizimin e strukturave të paligjshme kriminale që synojnë të destabilizojnë Kosovën”.

KFOR-i ka konfirmuar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një patrulle që ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut.

Exit mobile version