Home Ballina Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj Policisë në pikat kufitare në veri

Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj Policisë në pikat kufitare në veri

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 20 ka ndodhur një sulm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor dhe qytetarëve.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur katër sulme.

Exit mobile version