Home Ballina Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë Rahovecin dhe Gjakovën pas vërshimeve

Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë Rahovecin dhe Gjakovën pas vërshimeve

0
Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë Rahovecin dhe Gjakovën pas vërshimeve

Minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit, për të parë nga afër gjendjen në këto dy komuna pas vërshimeve dhe reshjeve të shumta.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë vizituar familjet në lagjet të cilat janë prekur nga vërshimet

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, Zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Imri Demelezi,  ud. Drejtori i AME, z.Shefki Abdullahu dhe zyrtarë të institucioneve përkatëse vizituam Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit për të parë nga afër gjendjen në këto dy komuna pas vërshimeve dhe reshjeve të shumta.

Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës.

Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.

Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kerkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës.

Exit mobile version