I freskët nga disfata e rëndë e pësuar në Udine, para pushimit poër shkak të kualifikueseve të kombëtareve, Interi është thirrur të shpagojë veten në ndeshjen e madhe të së shtunës në mbrëmje ndaj Romës shumë të fortë të ish-it, Jose Mourinho.
Simone Inzaghi prezantoi ndeshjen në fjalë nag konferenca për shtyp, duke e konsideruar tepër të vështirë dhe vendimtare: “Me Romën do të jetë një ndeshje kërkuese, e përbërë nga duele. Kundërshtari është forcuar me cilësi. Pas humbjes në Udine kemi analizuar gabimet e bëra. Ajo disfatë erdhi për shkakun tonë, sepse luajtëm nën standardet tona duke pësuar gola në lojë joaktive. Duhet të bëjmë më shumë, duke filluar nga nesër”.
Lukaku do të duhet të qëndrojë edhe pak në “infermieri”, një shans startues për Asllanin në vend të Brozovicit të dëmtuar. Edhe Gagliardini nuk është në më të mirën e tij. Për Lukakun ka pasur një ngadalësim në rikuperim.
Stafi po punon shumë për ta riaftësuar, por do të duhet ende pak kohë. Asllani është zgjedhur nga unë dhe nga klubi, po bën mirë dhe patjetër do të luajë nesër nga minuta e parë. Në mesfushë jam pak në telashe, sepse edhe Gagliardini nuk është stërvitur në dy ditët e fundit”.
Nëse rruga në Champions League nuk ka pasur të sharë deri tani, duhet një diskurs tjetër në lidhje me kampionatin, ku kanë mbërritur gabimet më të rënda: “Duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë, në radhë të parë unë. Do të lija mënjanë disfatën me Bayernin, që është i një niveli tjetër.
Kundër Lazios dhe Milanit duhet të ishim sjellë ndryshe. Në Champions League po bëjmë rrugën tonë, në Serie A kemi lënë disa pikë të çmuara. A jam në rrezik? Ne trajnerët jemi gjithmonë, çdo herë që duhet të marrim vendime të rëndësishme”.
Gosens kërkon më shumë hapësirë ,pasi rigjeti fanellën e Gjermanisë: “Robin është mirë, jam i lumtur që ka gjetur kombëtaren. Në të majtë kam edhe Dimarcon dhe Darmian. Do të bëj një zgjedhje pas stërvitjes së sotme”.
Krenaria e një karriere plot kënaqësi mes Lazios dhe Interit është e prekshme: “Në futboll numërojnë fitoret dhe trofetë. Për fat të mirë në këto shtatë vite kam arritur të sjell trofe dhe të ardhura, shpresoj ta bëj përsëri ashtu si sezonin e kaluar me Interin”.