Home Sport Superliga e Kosovës, sot luhen dy ndeshje

Superliga e Kosovës, sot luhen dy ndeshje

0
Superliga e Kosovës, sot luhen dy ndeshje

Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së tetë.

Kryendeshja e ditës së sotme, do të jetë ballafaqimi i Gjilanit me Llapin.

“Skifterat” pas humbjes në derbin lokal ndaj Dritës, do të synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër, Llapi e ka nisur sezonin e ri keq, pas në gjashtë ndeshje kanë grumbulluar pesë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva pret liderin aktual, Dritën, që është në formë të mirë në ndeshjet e fundit, dhe akoma pa humbje.

Exit mobile version