Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të gazetarëve në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se ekipi i gazetarëve është sulmuar nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët që ishin në detyrë.
Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e mediumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës është duke kryer hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar,
Prishtinë, 26 dhjetor 2022
Sot, me datën 26.12.2022 në Fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova.
Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë.
Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Me respekt,
Zyra për informim