Ditën e sotme janë raportuar sulme në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko. Sipas autoriteteve ukrainase, një person ka humbur jetën, shkruan The Guardian.
Deputetja e Ukrainës , Lesia Vaylenko, tha se viktima ishte babai i një vajze shtatëvjeçare e cila mbeti e plagosur në sulm.
AFP raportoi se shpërthimet ndodhën rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale, gjysmë ore pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytet, i cili nuk është nën bombardimet ruse për gati tre javë.
Një punonjës i AFP-së në kompleksin rezidencial që u godit, dëgjoi një zhurmë të fortë që i parapriu shpërthimeve.