Home Lajme Sulmet kibernetike, Sadiku: Qeveria duhet të marr mësim nga ky moment

Sulmet kibernetike, Sadiku: Qeveria duhet të marr mësim nga ky moment

0

Institucionet dhe mediat në Kosovë, janë ndodhur nën sulme intensive kibernetike në ditët e javët e fundit.

Inxhinieri Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mësojë nga ky moment dhe të rris investimet në fushën e Teknologjisë së Informacionet.

“Qeveria duhet të mësojë shumë nga ky moment. Çka i ka ndodh Shqipërisë nuk është gjë e vogël, është shumë e komplikuar. Janë ndalur investimet në IT. Duhet të investohet shumë më shumë. Duhet investuar në edukim dhe sensibilizim të popullit”, ka deklaruar ai në emisionin Pressing në T7.

Njohësi i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli ka thënë se arsyet e sulmit janë një përzierje mes idealizmit dhe biznesit.

“Arsyeja e sulmit ka qenë për të drejtat e njeriut, fake news dhe arsye të tjera biznesore. Telekomi i Kosovës është sulmuar për çështje biznesore”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një grup individësh.

“Besoj se edhe kësaj radhe policia e Kosovës do të arrij t’i gjejë personat”, deklaroi ai. 

Exit mobile version