![Sulmet e Rusisë në Ukrainë, shkon në 14 numri i viktimave, 97 të lënduar Sulmet e Rusisë në Ukrainë, shkon në 14 numri i viktimave, 97 të lënduar](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/t5-1.jpg)
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me raketa nga ana e Rusisë nëpër të gjithë Ukrainën ka shkuar në 14.
Lajmin e bënë të ditur të hënën Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Po ashtu, njoftohet se 97 persona kanë mbetur të lënduar. Ndërsa, në operacionin e shpëtimit thuhet se janë përfshirë të paktën 1000 punonjës të emergjencave. Sulmet e përhapura po shihen si një përshkallëzim i rëndësishëm nga ana e Rusisë. /abcnews.al/