Luis Suarez është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Atletico Madrid.
Sulmuesi uruguaian e ka ndarë mendjen dhe do të ndahet me “Los Colchoneros”, me të cilët vjet e fitoi titullin e kampionit në La liga.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”,
Veterani i sulmit po i kalon muajt e fundit të kontratës me ekipin e Diego Simeones.
Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Ajaxin, prej nga e kishte nisur një karrierë të suksesshme në futbollin evropian.
Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë si lojtar i lirë në Brazil ose në ligën amerikane – MLS.
Ish-futbollisti i Liverpoolit e Barcelonës ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian në dekadën e fundit.