Home Lajme Botë Stuhi vdekjeprurëse në Britani, të paktë 9 viktima, mbi 1 mln shtëpi në errësirë

Stuhi vdekjeprurëse në Britani, të paktë 9 viktima, mbi 1 mln shtëpi në errësirë

0
Stuhi vdekjeprurëse në Britani, të paktë 9 viktima, mbi 1 mln shtëpi në errësirë

Të paktën 9 viktima, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të shumta materiale ka lënë pas moti i keq që ka përfshirë ditët e fundit  Britaninë, Irlandën, Belgjikën dhe Holandën.

Stuhitë “Younis” dhe “Ylenia” që  goditën Evropën qendrore dhe veriore shkaktuan rënie të pemëve nga erërat e forta ditën e djeshme, ku si pasojë ndërruan jetë 9 qytetarë.

Në të njëjtën kohë më shumë se një milion shtëpi janë në errësirë ​​që nga dita e djeshme.

Autoritetet britanike kanë dhënë alarmin e emergjencës në nivelin më të lartë, pasi moti i keq  që ka goditur orët e fundit ishullin konsiderohet ekstrem dhe i rrezikshëm.

Sipas të dhënave të deritanishme nga autoritetet zyrtare, mijëra shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike, qindra shkolla janë mbyllur, ndërsa trenat dhe avionët kanë mbetur të bllokuar në stacione dhe aeroporte, për të mos rrezikuar pasagjerët.

Mediet britanike shkruajnë se mijëra udhëtarë anuluan fluturimet  e tyre, pasi shpejtësia e erës në nivel mund të vërë bë rrezik jetën e njerëzve.

Shkencëtarët britanikë vlerësojnë stuhinë se më të keqen dhe të rrezikshmen që ka goditur vendin që prej vitit 1987, kut Britania u godit nga “Stuhia e Madhe” me shpejtësinë e erës që arriti deri në 180 kilometra në orë./abcnews.al/

Exit mobile version