Home Rozë Stresi i shpreh dashurinë ish-partneres së tij dhe i kërkon ribashkim

Stresi i shpreh dashurinë ish-partneres së tij dhe i kërkon ribashkim

0
Stresi i shpreh dashurinë ish-partneres së tij dhe i kërkon ribashkim

Marrëdhënia e reperit, Arkimed Lushaj dhe Kejsit ka pasur ulje-ngritje gjatë këtyre viteve, teksa kishin planifikuar edhe një dasmë. Por, çdo gjë mori fund rreth një viti më parë duke mos pasur më shpresë për ndonjë ribashkim.

Mirëpo edhe pse të ndarë, dyshja kanë treguar se vazhdojnë ende të ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, madje shpeshherë edhe komunikojnë së bashku.

Kejsi ka vazhduar jetën e saj në Kanada ndërsa reperi në Shqipëri teksa vazhdon dhe karrierën e tij muzikore.

I ftuar në emisionin “E diell” gjatë një sfide me vezë, moderatorja i ka kërkuar artistit t’i dërgojë një video ish-partneres ku i thotë se ‘po vdes nga dëshira që të jenë bashkë, të planifikojnë një fëmijë dhe se nuk do të ndahen kurrë më”.

Stresi ka pranuar ta bëjë sfidën me gjithë qejf teksa prezantuesja vuri re një detaj shumë të veçantë ku reperi ia kishte shënuar emrin në telefon modeles “E bukura Kejsi”.

“Kejs nuk di si të ta them por mezi po pres që të ribashkohemi bashkë. Dëshira është shumë e madhe besoj që edhe ti e di, të kemi një fëmijë bashkë pasi kemi kaluar shumë kohë dhe mendoj se është momenti i duhur. Të dua shumë”, u shpreh Stresi në videon të cilën më pas ia dërgoi asaj.

Exit mobile version