Home Rozë Stilisti Tadashi Shoji prezanton koleksion e ri të veshjeve

Stilisti Tadashi Shoji prezanton koleksion e ri të veshjeve

0
Stilisti Tadashi Shoji prezanton koleksion e ri të veshjeve

Stilisti i njohur Tadashi Shoji prezantoi koleksionin e tij gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Shtëpia e modës, e njohur për fustanet e saj që vishen nga yjet e showbizit në tapetin e kuq shfaqi një koleksion veshjesh shumëngjyrëshe, të cilat stilisti shpreson të ngjallin optimizëm tek ata që do t’i veshin.

“Dil nga kjo botë dëshpëruese. Unë mendoj se mund t’ia dalim“, thotë Shoji.

Stilisti i njohur shprehet për agjencinë e lajmeve Reuters se lulet, zogjtë dhe qielli pra natyra janë pjesë e frymëzimit të tij. Fustanet e gjata dhe të shkurtra janë krijuar duke përdorur materiale si ai i dantellës dhe tylit. Ndërsa për sa i përket çmimeve të këtyre veshjeve ato variojnë nga 300 deri në 700 dollarë.

Java e modës në Nju Jork do të përfundojë më 14 shtator, me mbi 140 marka që prezantojnë koleksionet.

Exit mobile version