![Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: “Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë” Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: “Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/MM-2-600x360-1.jpg)
Mino Raiola nuk ka vdekur, siç raportuan mediat italiane pak çaste më parë.
Menaxheri i njohur italian i futbollit është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.
“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.
Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën.
Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj.